14.09.2021
Intesa Sanpaolo renditet e para në mesin e bankave evropiane dhe është kompania më e mirë italiane në renditjen e "Institutional Investitor" për vitin 2021 për marrëdhëniet me analistët financiarë dhe investitorët institucionalë, si dhe për aspektet e ESG.
Për vitin 2021, "Institutional Investitor" i dha Grupit Intesa Sanpaolo:
• Intesa Sanpaolo: banka më e mirë evropiane dhe kompania më e mirë italiane për marrëdhënie me analistë financiarë dhe investitorë institucionalë dhe për aspektet e ESG
• Carlo Messina: konfirmohet si CEO më i mirë në mesin e bankave evropiane
• Stefano Del Punta: konfirmuar si CFO më i mirë
• Marco Delfrate: konfirmuar si profesionisti më i mirë i marrëdhënieve me investitorët.
Çmimet e caktuara nga "Institutional Investitor" dëshmojnë vlerësimin e fortë të komunitetit të investitorëve ndërkombëtarë për Grupin Intesa Sanpaolo si në aspektin e vëmendjes së madhe që Banka i kushton çështjeve të ESG ashtu edhe cilësisë së CEO dhe ekipit menaxhues. Këto çmime bazohen në rezultatet e një sondazhi të gjerë të kryer mes afërsisht 2,000 analistëve financiarë dhe investitorëve institucionalë, që përfaqësojnë mbi 900 kompani.