Funksionalitetet e shërbimit bankar dixhital
Cilat janë disa nga funksionalitetet e shërbimit Bankar Dixhital?
03/09/2021
Cilat janë Shërbimet dhe Funksionalitetet kryesore që shërbimi bankar dixhital ofron?
- Faqen kryesore: mund të shohësh përmbledhjen e të dhënave rreth produkteve kryesore.
- Llogaritë: mund të verifikosh gjendjen e llogarisë apo të shikosh veprimet e kryera.
- Depozitat dhe Llogaritë e kursimit: mund të shohësh informacion të detajuar për statusin dhe veprimet.
- Kreditë: mund të gjesh detaje mbi shumën e mbetur për tu paguar, këstit të ardhshëm, detajet e ripagimit të kredisë etj.
- Fondet: mund të shohësh të dhëna rreth fondit të investimit.
- Kartat: mund të verifikosh informacionin e kartave të debitit apo kreditit, si dhe të shlyesh detyrimin e kartës së kreditit menjeherë, apo të kërkoni ndryshim limiti të kartës apo ndarjen me këste të blerjeve.
- Pagesat: mund të kryesh pothuajse të gjitha tipologjitë e pagesave si për shembull:
- Kundrejt llogarive personale;
- Kundrejt të tretëve brenda të njëjtës bankë;
- Brenda vendit apo edhe pagesa ndërkombëtare;
- Gjithashtu mund të regjistrosh përfituesin;
- Të ruash shembuj pagesash për ti përdorur kur nevojiten
- Të verifikosh të gjitha pagesat e kryera
- Kryesh pagesat e faturave utilitare, rimbushjet e telefonit, apo pagesat e taksave e detyrimeve te tjera, gjithashtu mund te kryhen online.
Disa funksionalitete të tjera janë edhe:
- Njoftimet në kohë reale.
- Tërheqja e parave në bankomat pa kartë.
- Krijimi i kartave virtuale apo kufizimi i përdorimit të kartës permes gjeokontrollit.
- Pagesat direkte me numër celulari.
- Mbledhja e përshtypjeve të klientit.
- CHAT-i apo edhe komunikimi me asistentë virtuale ‘Chatbot’.
Së fundmi gamës së gjerë të funksionaliteteve i janë shtuar edhe disa risi për tregun të cilat kanë të bejnë me proceset e shitjes apo edhe aplikimeve për produkte e shërbime bankare. Disa Banka mundësojnë vetëm fazën e aplikimit, ndërkohe që disa të tjera mundësojnë procesin "nga fillimi deri në fund” për procese specifike shitjeje falë Firmës së Kualifikuar Elektronike që mundëson firmosjen e dokumenteve pa praninë fizike.