• No Suggestions Result
VIDEO

Një markë ndërkombëtare kafeje që po sjell risi

Marka italiane 140-vjeçare Pascucci ka lindur në Itali dhe është rritur në Shqipëri nëpërmjet një distributori vendas. Tani, krahu i saj shqiptar ka hedhur hapat e parë drejt një modeli më të gjelbër të prodhimit.

Rhiannon Edwards

25/10/2023

 

Nëse nuk do të ekzistojë mbështetja financiare për kompanitë në realizimin e ndryshimeve pozitive mjedisore, do të ishte e vështirë arritja e objektivave tona klimatike. Kjo është arsyeja pse Intesa Sanpaolo po përdor financimin në të gjithë bankat e saj territoriale për të nxitur ndryshimet e qëndrueshmërisë në biznes.

Një shembull i fundit është financimi nga Intesa Sanpaolo Bank Albania i kompanisë Pascucci Ad Caffe Albania, një markë italiane 140-vjeçare që operon në vend që nga viti 2008. Banka financoi një plan investimi prej 2.4 milion euro për të ndërtuar ndër të tjera një sistem energjie me panele fotovoltaike dhe për të blerë 19 automjete elektrike.

"Ky investim ka rritur efiçencën e biznesit duke ndikuar në zvogëlimin e kostove funksionale të biznesit. Por nuk ka të bëjë vetëm me uljen e faturave të energjisë,"- thotë Makeljana Smakaj, partnere në Pascucci Albania. “Sot është e nevojshme të bëhesh një kompani neutrale ndaj CO2 sepse klientët tanë po kërkojnë gjithmonë e më shumë produkte, akomodim dhe shërbime të qëndrueshme."

"Ne e zhvillojmë biznesin tonë duke u bazuar në respekt dhe integritet. Duke i dhënë përparësi interesave të punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë, ne synojmë të krijojmë vazhdimisht vlerë të shtuar."

Makeljana Smakaj, partnere në Pascucci Ad Caffe Shqipëri

Një bazë e fortë për sukses

Kur vlerëson bizneset për përshtatshmërinë e huadhënies, Intesa Sanpaolo merr parasysh se sa mirë janë të përgatitur bizneset për të përballuar luhatjet e tregut – me pak fjalë, sa mirë kanë diversifikuar portofolin e tyre. Në Shqipëri, Pascucci ka rritur gamën e produkteve, duke shtuar çajrat organikë në ofertën e kafesë. Ky zgjerim i mundëson kompanisë të diversifikohet kundër rrezikut të ekspozimit ndaj një produkti të vetëm – edhe nëse ai është i suksesshëm, siç është kafeja e Pascuccit.

Por kompania ka shkuar një hap më tej. Prej disa vitesh është pronare dhe operatore e një hoteli luksoz në Durrës, një qytet historik bregdetar në detin Adriatik. “Duke vendosur në prioritet interesat e punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë, ne synojmë të krijojmë vazhdimisht vlerë të shtuar - thotë znj. Smakaj. Ne jemi krijues dhe jemi nismëtarë sepse duam të dallojmë në treg. Pascucci është vazhdimisht në kërkim të ideve të reja me qëllim që të lëmë pas konkurrencën dhe të kontribuojmë në suksesin afatgjatë të kompanisë.”
 

"Në përputhje me planin e biznesit të grupit – i cili thekson një përkushtim të vërtetë dhe kuptimplotë ndaj ESG, për ta bërë ekonominë qarkulluese realitet – ne jemi vërtet krenarë që mbështesim Pascucci-n në tranzicionin e tij të gjelbër. Qëllimet e Pascuccit janë në përputhje me filozofinë e grupit Intesa Sanpaolo për rritjen ndërkufitare që synon gjithashtu të mbrojë planetin tonë."

Alessandro Grillo, Drejtues i Korporatave dhe SME-ve në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Markat historike mund të sjellin risi

Fillimet e Pascucci-t datojnë në 1883, kur Antonio Pascucci, një pasardhës i endësve, filloi të prodhonte produkte ushqimore, njëra prej të cilave ishte kafeja e papjekur e importuar nga Anglia. Në vitin 1935 Alberto Pascucci vazhdoi biznesin e nisur nga babai i tij Antonio, duke hapur dyqanin familjar në Monte Cerignone, Pesaro e Urbino, i cili më vonë do të bëhej vendi ku do të rritej marka Pascucci. Klima në zonë siguron ekuilibrin optimal për lagështinë e kokrrës së kafesë së papjekur.

Në vitet 1950, u instalua fabrika e parë e prodhimit për të pjekur kafenë në shkallë, dhe në vitin 1963 Alberto montoi pjekjen e parë me zjarr indirekt, i cili prodhoi një pjekje homogjene të përshtatshme për kafe ekspres. Në vitin 2000, marka u rrit në shitje me pakicë të drejtpërdrejtë me një sërë dyqanesh Caffe Pascucci, pika e vetme e shitjes për markën Pascucci.

Në vitin 2008, marka u prezantua në tregun shqiptar, me Adrian Bardhin si partner të vetëm. Ai punoi drejtpërdrejt me Alberto Pascuccin dhe iu përkushtua prezantimit dhe shpërndarjes së markës Pascucci në Shqipëri. Sot është lider në treg i markave të kafesë në vend. Këtë vit kompania fitoi një nga çmimet e Intesa Sanpaolo Bank Albania për angazhimin e saj ndaj ESG. Çmimet njohin modelet më të mira të biznesit dhe u mundësojnë kompanive zhvillim dhe shikueshmëri të mëtejshme në nivel kombëtar.

"Ne besojmë se marrëveshja e Pascucci-t është një transaksion shumë i rëndësishëm – do të thoja një pikë referimi që duhet ndjekur nga të tjerët. Ne duam të sigurojmë që klientët tanë të jenë të prirur të bëjnë biznes me ne. Por më e rëndësishmja, ne duam të krijojmë vlera të qëndrueshme duke inovuar mënyrën se si bëjmë biznes."

Alice Grittini, Drejtuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Divizioni i Bankave të Filialeve Ndërkombëtare, Intesa Sanpaolo

Lexo më shumë

Kalimi drejt një energjie më të pastër
Intesa Sanpaolo mbështet kulturën e gjithëpërfshirjes

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0