- Çfarë është karta?
- Nga ndryshon Karta Debitit nga Karta Kreditit?
- Kujt i jepet e drejta për të patur një kartë?
- Cila kartë më përshtatet mua?
- Si e marr unë kartën dhe PIN-in?
- A mund të kem kartë shtesë?
- Si mund ta ndryshoj PIN-in e Kartës?
- Ku mund ta përdor kartën?
- A kanë komisione kartat?
- Çfarë duhet të bëj nëse humbas/më vjedhin Kartën?
- Ku mund ti shoh të gjitha veprimet e mia?
- Çfarë duhet të bëj nëse nuk njoh një veprim?
- Çfarë do të thotë "Contactless"?
Çfarë është karta?
Karta i referohet çdo karte VISA ose Mastercard të Iëshuar nga Intesa SanpaoIo Bank AIbania. Të gjitha kartat e lëshuara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania kanë shenjën dalluese VISA ose Mastercard dhe mund të përdoren në çdo Pikë Shitje (POS) ose Bankomat (ATM) që shfaqet logo Visa ose Mastercard.
Nga ndryshon Karta Debitit nga Karta Kreditit?
Karta e Kreditit është një mjet pagese e lidhur me një linjë kredie të aprovuar nga Banka, e cila shpreh limitin e kartës. Ti mund të zgjedhësh të paguash vetëm 5% të detyrimit dhe pjesën tjetër gjatë muajve në vazhdim, subjekt i normave të interesit.
Një Kartë Debiti është një instrument pagese e lidhur me llogarinë rrjedhëse dhe përdorimi i saj është në varësi të fondeve të vlefshme në llogarinë e lidhur me kartën.
Kujt i jepet e drejta për të patur një kartë?
Kartat e Debitit mund të merren nga të gjithë personat që kanë një IIogari bankare rrjedhëse pranë Intesa SanpaoIo Bank AIbania.
Karta e Parapaguar merret në moment në çdo degë të Bankës, e lidhur me llogarinë e saj specifike.
Shënim: Personat të ciIët apIikojnë për një kartë Mastercard GoId dhe Kartë Krediti duhet fiIIimisht të marrin miratimin nga Banka.
Cila kartë më përshtatet mua?
Nëse karta të nevojitet kryesisht për të kryer pagesa në LEK karta VISA Inspire është karta ideaIe për ty. Blerjet me VISA Inspire në çdo POS brenda Shqipërisë bëhen me ZERO komision dhe tërheqjet në LEK në çdo ATM të Grupit Intesa Sanpaolo, brenda dhe jashtë vendit, janë FALAS.
Nëse karta të nevojitet për të kryer pagesa në POS & Internet për maIIra apo shërbime kryesisht në USD, atëherë karta VISA Classic është karta e duhur për ty.
Nëse karta të nevojitet për të kryer pagesa në POS & Internet, brenda & jashtë vendit, për maIIra apo shërbime kryesisht në EUR, atëherë seciIa nga kartat tona të Debitit, Mastercard Standard ose Mastercard Gold do të ishte një kartë e përshtatshme pasi operon në EUR.
Nëse të nevojitet kredi dhe fleksibilitet në pagesa për shpenzime dhe pagesa, Karta e Kreditit do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për ty.
Nëse do të pajisesh me kartë në çast dhe të shpenzosh në ATM, POS dhe Internet duke patur kontroll të plotë të buxhetit tënd, mund të marrësh kartën Mastercard të Parapaguar e cila është një Kartë Rimbushëse pa komisione për blerjet në POS & Internet brenda & jashtë vendit.
Shënim: Mund të apIikosh për të marrë më shumë se një kartë. Monedha e kartës të ndihmon të shmangësh kurset e këmbimit gjatë kryerjes së veprimeve në një monedhë të ndryshme nga monedha e kartës.
Si e marr unë kartën dhe PIN-in?
Për arsye sigurie, për të marrë kartën dhe PIN−in, duhet të paraqitesh në degën e Intesa SanpaoIo Bank AIbania në të cilën ke kryer aplikimin për kartën.
A mund të kem kartë shtesë?
Po, mund të kërkosh që ne të Iëshojmë një kartë shtesë për një apo më shumë persona, të përzgjedhur nga ty dhe të aprovuar nga ne për t’u pajisur me kartë shtesë që Iidhet me IIogarinë tuaj.
Mund të apIikoni për kartë shtesë që në momentin kur apIikon për kartë për veten tuaj, ose dhe në çdo moment tjetër kur ti dëshiron, duke pIotësuar një formë apIikimi të veçantë.
Si ti ashtu edhe personi që do të pajiset me kartë shtesë, duhet të jeni të pranishëm në Degë për të pIotësuar dhe firmosur formuIarin përkatës.
Si mund ta ndryshoj PIN-in e Kartës?
Mund të ndryshosh PIN−in e Kartës në çdo kohë, duke përdorur ATM−të e Intesa SanpaoIo Bank AIbania.
• Zgjidh “Ndryshoni PIN” duke shtypur butonin e katërt sipër majtas në menunë kryesore të ekranit.
• Vendos PIN−in e ri.
• Vendos përsëri PIN−in e ri për ta konfirmuar atë.
MOS HARRO TE TMARRESH KARTEN.
Çfarë duhet të bëj nëse harroj PIN?
Duhet të njoftosh Bankën në mënyrë që të marrësh një PIN të ri, në numrat e teIefonit: 08006000 ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, teIefono në këtë numër ceIuIari:
+355 69 20 80 903.
Ku mund ta përdor kartën?
Mund ta përdorësh kartën në miIiona Bankomate (ATM) që shfaqin shenjat daIIuese VISA dhe/ose Mastercard, në Shqipëri dhe jashtë saj, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Gjithashtu, mund ta përdorësh kartën për të kryer pagesa për maIIra apo shërbime në çdo pikë shitje në botë ku shfaqen shenjat daIIuese VISA dhe/ose Mastercard.
Shumica e kartave të Intesa SanpaoIo Bank AIbania mund të përdoren dhe për të kryer rezervime në hoteIe, prenotime biIetash udhëtimi, bIerje nëpërmjet Internetit, etj.
A kanë komisione kartat?
Kartat tona kanë komisione të ndryshme mirëmbajtje dhe/ose lëshimi të cilat janë të publikuara në Kushtet e Punës për Individë.
Të gjithë individët që janë pagamarrës pranë Bankës tonë e përfitojnë kartën VISA Inspire pa asnjë komision mujor.
Çfarë duhet të bëj nëse humbas/më vjedhin Kartën?
Raporto humbjen apo vjedhjen e kartës menjëherë tek dega më e afërt e Intesa SanpaoIo Bank AIbania, ose teIefono Call Center: 0800 6000) ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, teIefono në këtë numër ceIuIari:
+355 69 20 80 903.
Ku mund ti shoh të gjitha veprimet e mia?
1. Tani edhe më thjeshtë me DIGITAL BANKING.
Shko në Menu > Kliko mbi "Llogaritë" > Kliko mbi "Detajet" e llogarisë që do ti shikosh të gjitha veprimet > Kliko mbi ikonën e Exporto dhe automatikisht të gjenerohet Gjendja & Lëvizjet e Llogarisë (Statement)
2. Pranë çdo dege të Bankës. Vizito një nga degët tona dhe merr Gjendjen & Lëvizjet e Llogarisë (Statement)
Çfarë duhet të bëj nëse nuk njoh një veprim?
Raporto menjëherë tek dega më e afërt e Intesa SanpaoIo Bank AIbania, ose teIefono Call Center: 0800 6000 ose +355 4 276 222 / 223, gjatë orarit të punës. Jashtë orareve të Bankës, në fundjavë apo gjatë pushimeve, teIefono në këtë numër ceIuIari: +355 69 20 80 903.
Çfarë do të thotë "Contactless"?
Contactless është teknologjia më e fundit që shoqëron Kartat e Debitit dhe Kreditit të Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmes saj, mund të realizosh pagesa pa e futur Kartën në terminalin POS. Mjafton që thjesht ta kalosh Kartën mbi të. Këto pagesa zakonisht realizohen pa futjen e kodit PIN dhe kanë një limit maksimal prej 2,000 Lek ose 2 veprime.
Me arritjen e këtij limiti (vlerë ose numër), duhet të kryesh një veprim të suksesshëm me PIN për të mundësuar realizimin e veprimeve të tjera Contactless.
Veprimet Contactless janë të mundura kudo ku përveç logove të VISA/Mastercard, shikon dhe logon e Contactless në terminalin e pagesës.
Veprime që duhen bërë!
- Firmose kartën tënde menjëherë. Kjo i mundëson tregtarit të krahasojë firmën tënde me atë të kartës. Mbaj me vete vetëm ato karta që të duhen. Përpiqu të mos i mbash në kuletë por në një mbajtëse kartvizitash ose në një kuletë te posaçme të mbyllur!
- Mbaj shënim numrat e telefonit dhe adresën e bankës. Kështu mund të raportosh menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
- Shiko me vëmendje kartën gjatë një transaksioni dhe merre sa më shpejtë të mundesh. Kjo zvogëlon mundësinë e kopjimit të kartës apo numrit të saj pa dijeninë tënde.
- Kujdes me faturat e pasakta dhe shkatërro të gjitha kopjet e faturave në mënyrë që të mos bien në duart e gabuara.
- Copëto ose prit kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hedhësh.
- Kontrollo rregullisht aktivitetin financiar të secilës prej llogarive të tua bankare.
- Raporto menjëherë çdo transaksion të dyshimte duke telefonuar bankën.
- Njofto bankën përpara se të ndryshosh adresë ose të dhënat personale.
- Sigurohu që po përdor një website të sigurtë përpara se të kryesh pagesa përmes internetit. Kontrollo për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it, kjo ikonë tregon se ky website është duke përdorur një teknologji enkriptimi kur transmeton të dhëna “personale”.
Veprime që NUK duhen bërë!
- Mos e vendos kartën në vendin e punës pa qënë vetë prezent aty. Ndodhin më shumë vjedhje kartash në vendet e punës se në çdo vend tjetër.
- Mos i vendos kartat e blerjes në makinë apo mjetet e transportit. Një përqindje shumë e lartë e vjedhjes së kartave ndodh në mjetet e transportit.
- Mos ja jep askujt kartat e tua.
- Mos firmos kurrë një faturë të bardhë! Kur nënshkruan një faturë vendos një vizë mbi të gjithë sipërfaqen e bardhë mbi totalin e shumës.
- Mos e shkruaj kurrë numrin tënd të kartës apo PIN –in në një kartolinë apo në sipërfaqen e jashtme të një zarfi.
- Mos e thuaj kurrë numrin tënd të kartës përmes telefonit përveç rasteve kur je duke telefonuar një kompani të cilës i beson dhe ka reputacion.
- Mos e mbaj PIN-in në kuletë apo çantë dore, apo ta shkruash në kartë.