• No Suggestions Result

Java Europiane e Parasë: Muzeu i Kursimit dhe Bankat Ndërkombëtare të grupit Intesa Sanpaolo do të marrin pjesë në iniciativë.

12.03.2018

Java Europiane e Parasë: Muzeu i Kursimit dhe Bankat Ndërkombëtare të grupit Intesa Sanpaolo do të marrin pjesë në iniciativë.
 
Nga 12 deri në 18 Mars do të ketë një program të gjerë aktivitetesh për shkollat dhe familjet në Itali dhe jashtë saj.
 
•    Java Europiane e Parasë është iniciativa më e madhe e edukimit financiar në Europë, e shtrirë në 20 vende me një program të gjerë aktivitetesh. 
•    Muzeu i Kursimit në Torino po merr pjesë duke ofruar “workshop-e” për shkollat fillore dhe familjet.  
•    Bankat Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo në Shqipëri, Kroaci, Serbi dhe Hungari po marrin pjesë në programin e vitit 2018.
 
Torino, 12 Mars 2018.  Muzeu i Kursimit (Museo del Risparmio) dhe Bankat Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo po marrin pjesë në Javën Europiane të Parasë nga 12 deri në 18 Mars të organizuar nga Federata Europiane e Bankave. Kjo iniciativë e përvitshme, që zhvillohet do Mars i jep një dimension europian edukimit financiar duke u fokusuar veçanërisht tek të rinjtë. 
 
Për Giovanna Paladino, Drejtuese e Muzeut të Kursimit: “Kjo është një mundësi e rëndësishme për të përfshirë tërësisht vendet dhe institucionet dhe do dëshironim ta përdornim këtë mundësi për të nënvizuar nevojën për ta trajtuar edukimin financiar në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Nuk ka mungesa në iniciativa por ndihet mungesa e një lidershipi të koordinuar.” Muzeu i Kursimit është sot i vetmi Institucion Italian në konferencën e hapjes në Bruksel dhe do të shprehet rreth kësaj nevoje. 
Në lidhje me hendekun gjinor në edukimin financiar Giovanna Paladino do të prezantojë gjithashtu rezultatin e kërkimeve të saj mbi mënyrën se “ Si Gratë Menaxhojnë Paranë” të hartuar në partneritet me Intesa Sanpaolo. 

Edicioni i 2018-ës i Javës Europiane të Parasë sjell dhe pjesëmarrjen e Bankave Ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo me iniciativa për shkollat dhe familjet në Shqiperi, Kroaci, Serbi dhe Hungari, në bashkëpunim me Shoqatat lokale kombëtare të Bankave. 

Ignacio Jaquotot, Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo u shpreh: “Jam shumë i lumtur që intesa Sanpaolo është e aftë të japë një kontribut për edukimin financiar të të rinjve në vendet ku Bankat e Grupit janë prezente. Në veçanti dua të falenderoj numrin e madh të punonjësve që kanë vullnetarizuar nga koha e tyre për të sjellë në jetë më të mirën e iniciativave edukuese në nivel lokal” 

Këto iniciativa do të përfshijnë një numër të madh të shkollave fillore e 9 vjeçare, me workshope, takime me profesionistë e ekspertë finance, vizita në muze dhe bankë të gjitha të mundësuara nga përkushtimi i një numri të madh punonjësish banke. 

Në Shqipëri: Intesa Sanpaolo Bank Albania po mbështet eventet e Javës Europiane të Parasë të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, duke u fokusuar veçanërisht në Edukimin Financiar. “Një Bankier në Universitetin tim”- Leksione të hapura nga menaxhere të linjës së parë do të mbahen në Universitetet e Tiranës duke mbuluar tema si: Teknikat e matjes së performancës për punonjësit, planifikimi i burimeve njerëzore dhe organizimi; Auditi i Brendshëm në sektorin bankar dhe sfidat e së ardhmes; Pasqyrat financiare, përgatitja dhe analiza e tyre dhe Politikat Monetare. Intesa Sanpaolo Bank Albania po mbështet Kuizin Europian të Parasë duke rritur ndërgjegjësimin mes nxënësve të shkollave 9 vjeçare e gjimnazeve përmes vullnetarizmit të punonjësve të bankës për shpërndarjen e instruksioneve rreth mënyrave të regjistrimit dhe luajtjes së lojës. Kuizi Europian i Parasë organizohet për herë të parë si një kompeticion i gjerë Europian për përmiresimin e kulturës financiare. 

Iniciativat e Muzeut të Kursimit gjatë Javës Europiane të Parasë janë gjithashtu pjesë e Festivalit Ekonomiks të promovuar nga Fondacioni i Edukimit rreth Financave dhe Kursimeve (FEDUF) së bashku me pjesëmarrësit në Projektin e Ndërgjegjësimit Ekonomik. (CONSECON). Përgjatë javës Muzeu do të promovojë disa iniciativa për shkollat në zyrat e tij në rrugën ‘Via San Francesco d’Assisi’ në Torino. 
Të rinjtë do të bëhen inspektorë taksash për një ditë (në partneritet me Agjencinë e Taksave), do të mësojnë si të menaxhojnë financat personale dhe do të studiojnë tipet e ndryshme të kontratatve të punës (së bashku me INPS – Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore) dhe të reflektojnë mbi pasojat e zgjedhjeve ekonomike duke llogaritur riskun (së bashku me Komitetin Financiar të Torinos dhe Universitetin e Piemontit Lindor). Të dielën, më 18 Mars, do të mbahet një event me fëmijë e familjarë për të përmbyllur programin me një workshop artistik të inspiruar nga Derrkucët e Kursimit me të cilët Muzeu ka një koleksion të ekspozuar prej 1500 llojesh. 

 
Për më shumë informacion:
 
Museo del Risparmio
Via San Francesco d’Assisi 8/a
10121 Torino - Italy
 Information and reservation
info@museodelrisparmio.it                        
www.museodelrisparmio.it
Na ndiqni ne: 
Facebook: @museodelrisparmio
Twitter: @MdR_Torino
Instagram: @mdr_torino
 
Kontaktet e Zyrës së Medias
Intesa Sanpaolo
Media Relations
Tel. +39 0115556652 - +39 06 67125111
stampa@intesasanpaolo.com
 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0