Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për të përmirësuar përvojën bankare të klientëve, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (Dynamic Currency Conversion) në të gjithë rrjetin e saj të bankomateve.
Ky shërbim ofron komoditet dhe transparencë të shtuar për mbajtësit e kartave ndërkombëtare gjatë tërheqjes së parave në ATM-të tona.
Çfarë është Këmbimi Dinamik i Valutës?
Këmbimi Dinamik i Valutës u mundëson kartëmbajtësve ndërkombëtarë të shohin saktësisht shumën që do të paguajnë në monedhën e vendit të tyre në momentin e transaksionit, duke iu dhënë transparencë të plotë mbi kursin e këmbimit dhe çdo tarifë tjetër të aplikuar.
Si funksionon?
Gjatë përdorimit të ATM-ve tona, kartëmbajtësve do t'u ofrohet mundësia të debitohen në monedhën e tërheqjes (LEK/EUR) ose në monedhën e vendit të tyre, duke u shfaqur kursin e këmbimit dhe çdo tarifë tjetër të aplikueshme. Kartëmbajtësit kanë mundësinë për të pranuar ose refuzuar konvertimin në monedhën e vendit të tyre dhe të zgjedhin të paguajnë në monedhën e tërheqjes (LEK ose EUR).